FITORJA

Zhegra e Llashtica me AKR-në drejt fitores

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në tubimin e përbashkët të nëndegëve Zhegër, Lladovë dhe Llashticë ishin qindra simpatizantë, ku të pranishëm ishin edhe struktura nga dega e AKR-së në Gjilan dhe qendrore.

Kryetari i nëndegës Zhegër Ibrahim Qerimi para të pranishmëve tha se banorët e zhegrës i janë falënderues AKR-së dhe Behgjet Pacollit.
“Duke parë punën, përkushtimin dhe reputacionin e në veçanti humanitetin e tij, presidenti Begjet Pacolli ka ndihmuar Kosovën në shumë sfera, fondet dhe ndihmat e tij kanë prekur edhe zhegrën. Ne i jemi mirënjohës për të gjitha, dhe AKR me Behgjet Pacollin do të dijë dhe mundet të zhvilloj Kosovën, dhe me 11 qershor ne të gjithë së bashku Zhegra, Lladova dhe Llashtica dhe krejt zona jone e Karadakut do të mbështes AKR me koalicionin duke i dhënë votë kandidatit tonë Ismet Hajdinit dhe të tjerëve”.

Me një fjalë rasti ju drejtua edhe kryetari i degës së ARK-së njeherit edhe kandidat për parlamentin e Kosovës Ismet Hajdini ku para qindra simpatizantëve shpalosi pika kryesore të programit të AKR-së si fushat e zhvillimit ekonomik, arsim e të tjera.

UBT

Ai tha se shikoni listën tonë të Koalicionit, s`ka dyshim se në këto lista janë përfshirë njerëzit më me përvojë dhe vlera që mund t`i shohësh në një vend për momentin. “AKR-ja me në krye presidentin Behgjet Pacollin do të jetë lokomativa e zhvillimit në këtë qeverisje që do të vije me 11 qershor. Ju ftoj që të mbeshtetni këtë koalicion, sepse është koalicion i dy partive vullnet mira që ketë koalicion të lidhim edhe me qytetarin e Kosovës për të zhvilluar dhe integruar në bashkimin evropian”.

Të pranishëm ishin anëtarë nga kryesia qendrore Vana Jerliu Ramadani, Drita Maliqi njeherit edhe nënkryetarë FG në nivel të Kosovës dhe anëtarë të tjerë nga kryesia e degës në Gjilan thuhet në njoftimin e AKR-së dega në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.