FITORJA

Zhegra e Idriz Seferit dhe Agim Ramadanit: Ka ardhur koha e rikthimit të madh të LDK’së më 6 tetor

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Zhegra e kolosëve, Idriz Seferi e Agim Ramadanit, me anë të një tubimit madhështor, konfirmuan mbështetjen e jashtëzakonshme për Vjosa Osmanin dhe kandidatët për deputetë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).

Fillimisht, kryetari i Shtabit Zgjedhor të LDK’së në nivel qendror, Lutfi Haziri, përmes një telegram përshëndetës, ka deklaruar zhegranët nuk do t’ia falin asnjë votë atyre që helmojnë puse dhe helmojnë të ardhmen e fëmijëve tanë.

“Ushtarët e Agim Ramadanit e Idriz Seferit, ju zhegranët e mëdhenj, Karadaku i ‘Kingjit’ dhe ‘Territ”, sot o kurrë është koha që të lidheni si gjithmonë bashkë me LDK’në dhe Lirinë, Fatmirin, Valentinën, Imetin dhe Fatonin. Koha po vjen për rikthimin e madh të LDK’së në tanë Kosovën”, ka thënë Haziri.

Në emër të LDK’së në Zhegër dhe Grykën e Karadakut, ka folur Muhadin Haziri, i cili pohoi se janë bërë bashkë të gjithë për rikthimin e madh të LDK’së, kandidatës për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kandidatëve për deputetë nga kjo komunë.

Kandidatët për deputetë nga LDK e Gjilanit, pasi kanë falënderuar banorët e këtyre fshatrave për mbështetjen, thanë se kjo është dëshmia më madhe se LDK do të triumfojë në mënyrë plebishitare.

Kandidatja Lirije Kajtazi (6), ka thënë se Karadaku ka folur historikisht me gjakun dhe djersën e tyre për atdheun, dhe kështu bashkë nën siglën e LDK’së, do të ecim bashkë në fitoren e madhe të LDK dhe Vjosa Osmanit.

Fatmir Rexhepi (20) ka deklaruar se LDK i duhet Kosovës, e ka potencialin edhe kombëtar edhe profesional për ta zhvilluar këtë vend, për të shtuar se më 6 tetor, bashkë me besëlidhjen e re, do ta bëjmë ndryshimin e madh për të ardhmen e Gjilanit e Kosovës.

Valentina Bunjaku Rexhepi (21) ka theksuar se janë krenarë që janë prezentë në Zhegrën e Agim Ramdanit dhe Idriz Seferit, duke kërkuar nga të gjithë që më 6 tetor t’ia japin vulën e fitorës së madhe LDK’së dhe Vjosa Osmanit.

Imet Rrahmani (35) është shprehur se besuat gjithmonë në LDK dhe vetë fakti që i kemi strukturat e Zhegrës që nga fillimi me këtë masovitet, është dëshmia më e mirë se më 6 tetor do të triumfojmë në mënyrën më të mirë.

Në fund, kandidati Faton Bislimi (44), tha se na ndajmë vetëm nëntë ditë nga 6 tetori, që këtë ditë ta kthejmë në ditë feste, me fitoren historike të Vjosa Osmanit dhe ekipit të LDK, për t’i dalë zot vendit i cili është nëpërkëmbur nga të tjerët.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.