Eko Higjiena

Zhegra e Idriz Seferit dhe Agim Ramadanit i jep mbështetje masive listës së LDK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zhegra e Idriz Seferit e Agim Ramadanit i ka dhënë mbështetje të fuqishme kandidatëve për deputetë të LDK-së në Gjilan për zgjedhjet e 14 shkurtit.

I impresionuar me këtë përkrahje masive është shprehur kryetari i Degës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidatët për deputetë: Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Faton Bislimi, Ramiz Ramadani e Ajet Avdyli.

“Faleminderit Zhegrës së Idriz Seferit e Agim Ramadanit për këtë mbështetje masive për LDK-në. Deputetët tanë që t’ju përfaqësojnë në mënyrën më të mirë në Kuvendin e Republikës. Zot ju ruajt. Kam me mbetë gjithmonë, Luta i juaj!”, ka thënë nënkryetari i LDK-së në nivel qendror, Lutfi Haziri.

UBT

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6
Imet Rrahmani – 20
Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21
Faton Bislimi – 43
Ramiz Ramadani – 80
Ajet Avdyli – 83

#LDK132 #ShtetiShtet