Mobi Casa

Zhegra dhe Gryka e Karadakut i japin bekimin Qemajl Mustafës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Zhegra e Agim Ramadanit dhe Karadaku i Idriz Seferit nuk lejojnë fitore tjetër pos fitore të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Qemajl Mustafa, kështu u shprehën aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së dhe të partive tjera në tubimin zgjedhor në Zhegër. Të dielën ashtu sikur në Komunat tjera edhe në Gjilan PDK dhe kryetari Mustafa do të dalin fitues sepse me PDK-në dhe Qemajl Mustafën fiton e gjithë qytetaria e Komunës së Gjilanit.

Në këtë tubim madhështor deputeti Zenun Pajaziti ka thënë se “Sot po shohim entuziazëm jo vetëm për fitoren e PDK-së dhe kryetarit Qemajl Mustafa, por entuziazëm për Komunën e re të Zhegrës, kahdo kah po shkojmë po marrim konfirmimin për fitore jo vetëm për Zhegër por për gjithë Komunën, duke shtuar se me dorën në zemër po tregojmë se do të vazhdojmë me punën e mirë dhe bashkërisht do të bëjmë edhe projekte të tjera.

Ministri i Financave Besim Beqaj në këtë tubim ka potencuar se Qeveria e Kosovës ka përkushtim serioz për komunën e Gjilanit, Qeveria e Republikës së Kosovës përkrah kryetarin Mustafa, duke vlerësuar angazhimin e kryetarit. E vetmja komunë në nivel republike që ka pasur plan zhvillimor ekonomik ka qenë Komuna e kryetarit Qemajl Mustafa.

Zv.kryeministri i republikës së Kosovës Hajredin Kuqi para qytetarëve të zhegrës dhe Grykës së Karadakut ka thënë se ndjehem i impresionuar me pritjen që po na bëhet këtu. Nuk jam i befasuar me këtë ngase jam në Zhegër në një qytet të ri të republikës së Kosovës i cili ka identitetin e Agim Ramadanit dhe të Idriz Seferit. Po ndjehem shumë mirë këtu me unitetin qytetar e politik që po bëni në përkrahje të PDK dhe kryetarit Qemajl Mustafa, sepse ju keni kryetarin më të dijshëm që kanë komunat e Kosovës. Uniteti i madh politik do të jetë për vazhdimin me dinjitet për të mirën e Komunës së Gjilanit.

Uji Dea

Jemi të bashkuar për të rikthyer fitoren e domosdoshme të Partisë Demokratike të Kosovës, bashkë edhe me ju Zhegranët dhe Grykën e Karadakut. Jemi bashkë në komunën e re të Zhegrës, sepse ideja e themelimit të Komunës së Zhegrës është ideja e Idriz Seferit, ishte ideja e Agim Ramadanit dhe vëllezërve Ukshini.

Ne bashkë do të jemi fitues ngase edhe ju e vlerësoni se në Kosovë nuk ka formacion më të ditur, më të bashkuar pranë projektit për zhvillimin e vendit sesa projekti i PDK ka thënë kryetari Qemajl Mustafa, do të jemi fitues pa diskutim sepse pranë nesh janë edhe gjithë të tjerët VV, AAK, AKR, Lëvizja Vatra dhe të tjera sepse besojnë në projektet serioze të PDK.

PDK dhe unë kandidati për mandatin e tretë qeverisës nuk lejojmë që kandidati i cili pretendon të bëhet kryetar komune të plasoj të pa vërteta për të mashtruar qytetarinë vetëm sa për tua marrë votën.

Fitorja e PDK-së është historike për shkakun se për herë të tretë po marrim besimin për të qeverisur nga qytetarët e të cilët dinë se çka të zgjedhin dhe bashkë me qytetarët do ta përmbysim gënjeshtrën dhe manipulimin në votë që e bënë më 3 nëntor ka përfunduar kryetari Qemajl Mustafa thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.