Fundamenti

“Zhegra City” pastrohet nga qytetarët, merr pamje krejtësisht tjetër

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Përfunduam fazën e parë të punimeve në pastrimin e lumit dhe heqjen e deponive të egra të bërllogut në Zhegra City, para aksionit mbarëkombëtarë të pastrimit që fillon më 15 shtator ka thënë Shemsedin Elezi këshilltar komunal, nga ky fshat.

Me organizim popullorë, pastrimin e lumit me kushte shumë të volitshme e bëri Ibrahim Qerimi dhe u pagua nga një njeri i devotshëm, figurë e rëndësishme e Zhegrës i cili mbeti anonim me insistimin e tij. Pemët dekorative dhe gjelbëruese të cilat i morëm dje në Koretin me 50% zbritje, i mbollëm sot shumicën, për të vazhduar pastaj, me pagesë nga:
Sabri Kadriu………50 €
Avni Shurdhani…50 €
Ibrahim Qerimi….50 €
Shemsedin Elezi..50 €
Arben Neziri……….30 €
Hamzi osmani…….30 €
Dr Arifi…………………10 €
Ymer Ramadani……10€

Uji Dea

Do të vazhdojmë së bashku me projektet e programuara, kurse besoj se iniciativave të cilave iu prij unë shumë shpejt do t`i vijë fundi!
Me komente do t’ju jap pamje të mëparshme të këtyre vendeve. Falënderim për ju njerëz të mirë! Të tjerët janë të falur ka shkruar Shemsedin Elezi./rajonipress/