Uji Dea

Zhegër, Shurdhan dhe Llashticë, tani edhe më fuqishëm për PDK-në

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Zhegër së pari, pastaj në Llashticë, aktivistët e këtyre nëndegëve, mirëpritën kandidatët për deputetë dhe udhëheqjen e degës së PDK-së në Gjilan, me ç’rast, konfirmuan gatishmërinë e tyre për mobilizim, si asnjëherë më pare, për fitoren e PDK-së dhe kandidatëve të saj gjilanas.

Asnjë parti politike në Kosovës, nuk ka bërë më shumë se PDK-ja për qytetarët dhe për zhvillimin e Kosovës në përgjithësi, – u shprehën ata, aktivistët vendës, të cilët gjithsesi e shprehën me emocion mungesën e dy liderëve tanë; Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Pra, është kjo arsyeja pse PDK-së në Gjilan, siç u vërejt edhe në këto nëndegë, i janë kthyer në mbështetje të plotë edhe veteranët e PDK-së, të UÇK-së, kategoria e ish të burgosurve politik, etj.

Eco Higjiena

Edhe kandidatët për deputet: Iliri Tahiri, Hevzi Xhelili, Sami Hoxha dhe Gani Neziri, debatuan me këtë frymë duke i motivuar aktivistët e kësaj ane, për një mobilizim të gjithëmbarshëm për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe për ta si kandidatë të tyre.

Kontributin e tij prej veprimtari të hershëm kombëtar, në këtë garë zgjedhore të PDK-së po e jep edhe Bejtullah Tahiri, I cili edhe në këto takime inkurajoi aktivistët për një angazhim maksimal për fitoren e PDK-së.
SHZ / Sektori për Media dhe Informim