Uji Dea

Zhdukja e papunësisë, shumë larg

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Se numri i të papunëve është i madh, nuk është diçka e re për Kosovën. Madje mbi 60% e atyre që s’kanë vende pune, kanë më shumë se një vit që kërkojnë të punësohen. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Bankës Botërore.

Shkalla e papunësisë është më e lartë te femrat me rreth 40% dhe më alarmuese është se shkalla e papunësisë te të rinjtë nga mosha 15 deri në 24 vjet është rreth 55%.

Për përmirësimin e kësaj situate përfaqësues të partive politike po premtojnë krijimin e vendeve të reja të punës duke u zotuar se papunësia do të minimizohet dhe do të zhduket.

Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës ka premtuar se brenda mandatit 4-vjeçar do të bëhet hapja e 200 mijë vendeve të punës.
Premtime të ngjashme kanë bërë edhe partitë tjera, për shembull Lidhja Demokratike e Kosovës ka premtuar hapjen e 120 mijë vendeve të reja të punës.

Kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithashtu ka premtuar hapjen e 200 mijë vendeve ku populli mund të punësohet. Ekspertët e ekonomisë këto premtime i shohin si të paarritshme/Tribuna/