Mobi Casa

“Zhduket” pedofili Stefan Kaminski. Amerikanët: Nuk gjendet në burgun e Kalifornisë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Durrës – Zhduket” pedofili amerikan Karl Stefan Kamin- ski, i cili akuzohet se gjatë periudhës 2003-2006 ka abuzuar seksualisht me tre djem të mitur nga fshati Rrashbull i Durrësit. Ndërsa në shkurt pritej ekstradimi nga drejtësia shqiptare i 70-vjeçarit nga burgu federal i Kalifornisë, ai nuk gjendet.

Burime zyrtare nga Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit dje bënë të ditur se kanë nisur dy letra rekomande në adresë të shtëpisë së Kaminskit në SHBA, si dhe të burgut ku ai vuante dënimin, për ta vënë në dijeni për fillimin e procesit gjyqësor ndaj tij. Ndërkohë, shërbimi postar amerikan i ka kthyer përgjigje gjykatës së Durrësit se personi i quajtur Karl Stefan Kaminski nuk gjendet me adresat e mësipërme.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, gjyqtari Fejzo Hysi dje deklaroi se gjyqi në ngarkim të pedofilit amerikan do të zhvillohet në mungesë. Hysi sqaron se gjykata ka caktuar avokat mbrojtës kryesisht për të pandehurin Kaminski. Bëhet fjalë për avokaten Daorta Dërdaj, së cilës i është vënë në dispozicion dosja hetimore voluminoze.

Procesi gjyqësor për 70-vjeçarin nisi më 4 dhjetor të vitit që shkoi. Në fillim të këtij procesi, prokurori i çështjes, Vla-dimir Mara tha se do të bëhen të gjitha përpjekjet ligjore që i pandehuri, i cili është përballur edhe me drejtësinë amerikane ku vuan dënimin për të njëjtën akuzë, të ekstradohet në Shqipëri për llogari të drejtësisë shqiptare.

Pedofili

UBT

Karl Stefan Kaminski akuzohet për “Kryerje të marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale” me tre të mitur. Gjatë kohës që ka qëndruar i fshehur në Durrës, i pandehuri njihej me emrin David Goldeinstein, dhe hiqej si shtetas gjerman, i cili kishte mbërritur me organizatat bamirëse. Ai ka qëndruar me qira në një vilë 3-katëshe në fshatin Rrashbull, dhe gjatë kësaj kohe ka kryer marrëdhënie seksuale me tre djem të mitur, kushërinj njëri me tjetrin.

Mësohet se Kaminski, në atë kohë 62 vjeç, i ka mashtruar tre djemtë e mitur, duke iu dhënë lekë për të mësuar kompjuterin dhe gjuhën angleze. Në dosjen hetimore thuhet se pedofili amerikan u bënte fotografi djemve, dhe më pas i shiste nëpërmjet internetit. Në vitin 2006, Kaminski u arrestua në Gjermani, pasi u kap me një pasaportë të falsifikuar. Pasi kreu dënimin prej 16 muajsh, ai u ekstradua në Amerikë ku ishte dënuar po për pedofili. Në kompjuterin e tij u gjetën mbi 6 mijë fotografi, duke kryer akte seksuale me djem të mitur.

Dosja hetimore

Pas dëshmisë së marrë nga tre djemtë, si dhe pas kryerjes së akt-ekspertimit të gjendjes mendore dhe shëndetësore të njërit prej tyre (aktualisht është 21 vjeç), Prokuroria kërkoi ekstradimin e Karl Stefan Kaminskit nga SHBA. Në dosjen hetimore, mjekët që kanë kryer akt-ekspertizën e 21-vjeçarit kanë cituar se ai vuan nga një “skizofreni refraktare”.

Në akt-ekspertizë thuhet se diagnoza është përcaktuar në vitin 2011, por dyshimet e ekspertëve janë se kjo sëmundje ka lindur shumë më herët. “Djali vuan nga halucinacione, deziluzione, reflektuar se përgjohet dhe survejohet. Qëndron i izoluar, nuk del nga dhoma e tij, qëndron vetëm me syze dhe me maskë. Shpeshherë është i egër me të afërmit, mban syze të errëta dhe kapele 24 orë në ditë, ushqehet me pilaf orizi”, citohet në akt-ekspertizën e mjekeve psikiatre.( GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.