RCCOLA

Zhduket pa gjurmë anija me 700 ton ar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mesazhi i fundit i lëshuar nga anija ishte një sinjal SOS, një kërkesë për ndihmë në hapësirë.

Sot ngarkesa e Amurskoe nuk gjendet më pasi u zhduk në mes të detit të Okhotsk, në lindje të Rusisë me në bord një ekuipazh prej dhjetëra personash dhe e ngarkuar 700 ton ar, citon noa.

Kërkimet në fjalë nisën ditën e djeshme dhe vijuan edhe ditën e sotme, përmes 3 anijeve dhe helikopterëve.
Anija e parë e cila mbërriti në vendin ku u lëshua sinjali nuk pikasi gjurmë mbytje, ndërsa kërkimet u ndërprenë për shkak të kushteve të motit, erërave të forta dhe dallgëve të larta mbi 4 metër.

Deri më tani janë kontrolluar 4 mijë metra katrorë sipërfaqe detare, por nuk është pikasur asnjë gjurmë e anijes së zhdukur.

RCCOLA

Nga ana e autoriteteve po vijojnë kërkimet dhe verifikimet për të zbuluar çfarë ka ndodhur, ndërsa po shikohen edhe verifikimet teknike të anijes.

Amurskoe ishte nisur nga një fshat pranë Neran në lindje të Rusisë dhe ishte drejtuar për në portin e Okhotsk.

Pasi kaloi në kryqëzimin me lumin Kiran, ngarkesa hyri në detin e Okhotsk dhe nga aty u lëshua sinjali i alarmit.