Zhduket Luljeta 13 vjeçe
Që nga 1 maji i këtij viti, vajza shqiptare nga Mechernich (regjioni i Këlnit, Gjermani) me emrin Luljeta është në kërkim. Ajo konsiderohet si e humbur dhe mendohet se ende mund të ndodhet në regjionin e Këlnit.
Policia është duke bërë përpjekje për të gjetur vajzën 13 vjeçare, duke lutur popullatën për ndihmë.
Luljeta është e gjatë 170cm, ka flokë të drejta ngjyrë kafeje të qelë. Në ditën e humbjes ajo kishte të veshur një fanelë ngjyrë roze dhe gjinse.
Personat që mund të kenë njohuri për vendndodhjen e vajzës mund ti paraqiten policisë në Euskirchen në numrat e telefonit: 02251/799-510 oder 02251/799-0. (kr)
albinfo.ch

