HW

Zhduket i riu shqiptar në Zvicër, pas takimit që caktoi me një femër të panjohur në Facebook

/ 1 minutë lexim
HW

I riu 17-vjeçar nga Kantoni i Cyrihut, Ilir M., është shpallur i humbur nga e hëna. Para kësaj – sipas njerëzve që e kanë njohur – ai kishte lënë takim me një femër të panjohur të cilën e kishte njohur përmes rrjetit social, Facebook.

Pasi nuk i është paraqitur më askujt, dyshohet se mund të ketë rënë viktimë e mashtrimit nga “femra” që e ka kontaktuar në rrjet social.

Lajmi për humbjen e Ilirit ndërkohë është shpërndarë në të gjitha rrjetet e mundshme sociale. Familjes së tij i kanë ofruar ndihmë personalitete që kanë shumë ndjekës (fansa) në Facebook etj., shkruan blick am abend, por familjarëve nuk u duket e përshtatshme kjo mënyrë. Ata nuk Duan “ta bëjnë të madhe” këtë punë.

Uji Dea

Sidoqoftë familja ka njoftuar Policinë edhe pse shpreson se Iliri mund të ketë ikur për pak ditë dhe se kthehet sërish.

Raste të tilla të mashtrimit nuk janë të rralla dhe as të panjohura për policinë në Zvicër. /albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.