UBT

Zhduken bilbordat e AAK-së, Kadriu fajëson kundërshtarët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Bilbordat e AAK-së të vendosura në lagjen “Dardania” janë vjedhur gjatë natës. Policia po heton rastin kurse Rexhep Kadriu thotë për rajonipress se rivalët po i frikësohen projekteve të tij.

Tensionohet fushata në Gjilan. Bilbordat e vendosura nga Rexhep Kadriu në lagjen “Dardania” një ditë më herët ku edhe është bërë prezantimi i projektit në vlerë të 500 mijë eurove janë zhdukur brenda natës.

Ndonëse bilbordat kanë një madhësi të gjatë pesë metra, ato janë marrë të tëra nga vendi i ngjarjes, natën e së dielës.

Mobi Casa

Policia e cila ndodhej në vendin e ngjarjes tha se rastin janë duke e hetuar kurse Rexhep Kadriu tha për rajonipress se ky gjest tregon për frikën e kundërshtarëve të tij.”Kundërshtarët e mi po kanë frikë nga projektet e mija. Projektet e mija po i trembin ata dhe kanë zgjedhur këtë metodë të frikësimit tim, por unë nuk do të ndalem, përkundrazi do të motivohem edhe më shumë”.

Kadriu tha se me këtë gjest kundërshtarët e tij po tregojnë se nuk janë të interesuar që Gjilani të zhvillohet. Ndryshe vlera e bilbordave arrin në 1500 euro tha Kadriu.

Në bilborda ishte i vizatuar dhe projektuar i tërë projekti për lagjen “Dardania” në vlerë të 500 mijë eurove./rajonipress/