RCCOLA

Zhbogar: Zgjedhjet, udhërrëfyes për të ardhmen e Kosovës në BE

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Për Bashkimin Evropian, zgjedhjet e 8 qershorit nuk janë si zgjedhjet e kaluara. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka thënë se këto janë zgjedhjet e para pas përfundimit të suksesshëm të negociatave për MSA-n mes BE-së dhe Kosovës.

Sipas tij, kur një partner i ardhshëm mban zgjedhje, është normale që të priten standardet evropiane.

UBT

“Kur shefi i vëzhguesve, Gualtieri, do ta paraqesë vlerësimin e parë, ai do të jetë udhërrëfyes jo vetëm për pikëpamjen tonë për zgjedhjet, por shumë më shumë – për të ardhmen e Kosovës në BE”, ka thënë shefi i BE-së për Kosovë, Samuel Zhbogar.

Sa i përket arratisjes së të dyshuarve për krime lufte nga burgu, Zhbogar ka theksuar se “fatkeqësisht” kjo është dëshmia më e mirë se EULEX-i është i domosdoshëm në Kosovë. (Intervistën e plotë të shefit të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA.net