Fundamenti

Zhbogar: Viti 2015 sfidë për Kosovën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuell Zhbogar, ka thënë në Prizren se pritjet e qytetarëve të Kosovës janë të mëdha, andaj duhen veprime të menjëhershme nga institucionet, pasi largimet nga Kosova janë shqetësuese dhe kërkohet veprim konkret, ndërkohë që gëzon fakti se zhvillimi ekonomik është prioritet për Qeverinë e re, meqenëse sipas tij, BE-në dhe Kosovën e pret një vit i vështirë e përplot sfida.

Zhbogar, që të martën mori pjesë në një koktej të organizuar me rastin e festës së Vitit të Ri ortodoks në Kishën e Shën Gjorgjit, ka thënë se do të ketë shumëçka për të cilën duhet të punohet bashkërisht.

Ai ka thënë se kjo do të ishte përgjigje në të gjitha pyetjet e shumë problemeve, të cilat janë të pranishme këtu.

“Sikurse jemi mbledhur sot këtu së bashku në këtë fillimvit, shqiptarët, serbët dhe bashkësia ndërkombëtare, ne bashkërisht duhet t’i shikojmë mundësitë për të përmirësuar jetën e qytetarëve e cila është e vështirë, që në fillim të këtij viti”, ka thënë ai.

Derisa ka vlerësuar si të vështirë vitin që sapo kemi nisur, Zhbogar ka vlerësuar se njerëzit në Kosovë presin ndryshime, dhe këtë e bëjnë me arsyen që jeta e tyre të bëhet më e mirë.

Eco Higjiena

“Do të jetë shumë vështirë, sepse është kohë e shkurtër që Qeveria të tregojë rezultate për të ofruar ndonjë dritë shprese, që jeta do të përmirësohet, e që do të ndikonte që njerëzit të qëndrojnë këtu për të jetuar e jo të kërkojnë një të ardhme më të mirë nëpërmjet rrugëve ilegale jashtë Kosovës “, ka thënë ai.

Sipas tij, pritjet e qytetarëve janë të mëdha, dhe për këtë duhen veprime të menjëhershme nga institucionet, sepse largimet nga Kosova janë shqetësuese, andaj edhe kërkohet veprim konkret, që një gjë e tillë të arrihet, ku njerëzit do të shihnin se ndryshimet pozitive kanë filluar të jetësohen.

Edhe kryemnistri i vendit, Isa Mustafa ka marrë pjesë në koktejin e organizuar për Vitin e Ri ortodoks, por ai ka qëndruar më pak se të tjerët dhe nk ka preferuar të flas për medie.

Në këtë organizim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, përfshirë edhe disa klerik. /Zëri/