UBT

Zhbogar: Themelimi i Gjykatës Speciale nuk mund të ndalet

/ 3 minuta lexim
HW

Gjykata Speciale do të themelohet, qoftë përmes Kuvendit të Kosovës apo Këshillit të Sigurimit të OKB-së.Këtë porosi e la sot Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, në një konferencë rreth themelimit të kësaj gjykate e cila si qëllim të vetëm e ka hetimin dhe gjykimin e dyshimeve për krime të kryera nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

“Sa po dëgjoj nga miqtë, themelimi i Gjykatës Speciale nuk mund të ndalohet… Mos themelimi i gjykatës do të ishte dëmi më i madh dhe nga kjo do të kisha frikë më së shumti”, u shpreh Zhbogar në një konferencë në Prishtinë.

Ai e pranoi se njerëzit në Kosovë janë skeptikë rreth punës së kësaj gjykate ideja për themelimin e së cilës lindi pas një raporti që senatori zviceran Dick Marty e dorëzoi në Këshillin e Evropës, e në të cilin bëhej fjalë për përfshirje të krerëve të ish UÇK-së në krime ndaj civilëve serbë.

Zhbogar thotë se tani është koha që Kosova “ta largojë këtë re të zezë”.

“Gjykata nuk do ta dëmtojë imazhin e Kosovës por do ta pastrojë atë… Kur flasim për raportin e Martyt apo dyshimet për krime të luftës, kjo ka të bëjë me dyshimet për krime të disa individëve. Tash ka ardhur koha që këto akuza t’ia hedhim individëve e jo Kosovës”, u shpreh Zhbogar.

Sipas tij, procesi i themelimit të gjykatës duhet të jetë kredibil, i paanshëm dhe ta shpalosë të vërtetën për akuzat e shfaqura.

Dhe pas themelimit të gjykatës, Zhbogar beson se Kosova do të mund ta nisë një proces të ri i cili “do të kishte ndikim në marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë”.

Por për analistin Dukagjin Goranin, është e pamjaftueshme të thuhet vetëm se “gjykata duhet të themelohet.

HW

“Asgjë nuk dihet për këtë gjykatë, vetëm dihet se ajo do të themelohet. Kjo krijon paqartësi”, u shpreh Gorani.

Por edhe ambasadori i Holandës, Robert Bosch, thotë se procesi i themelimit të kësaj gjykate është i pandalshëm.

“Nëse dikush nuk ka çka të fshehë, atëherë nuk mund të jetë kundër kësaj gjykate”, tha ai.

Shteti që përfaqëson Bosch, Holanda, pritet të jetë selia e kësaj gjykate, por diplomati thotë se kjo gjë nuk është vendosur ende.

“Holanda nuk është e përfshirë tash për tash sepse ky është proces evropian. Vetëm kur të kompletohet procesi atëherë mund të jemi aty ne”, tha Robert Bosch.

Ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Teuta Sahatqija, tha se institucionet e shtetit të Kosovës duhet të jenë në gjendje të ballafaqohen me sfida të tilla, siç është ajo e themelimit të Gjykatës Speciale.

Ajo la të kuptohet se pret që kompetencat e kësaj gjykate t’i përfshijnë edhe hetimin e gjykimin e vrasjeve të disa zyrtarëve të LDK-së pas luftës.

“Sa i përket LDK-së qe unë e përfaqësoj mjafton të përmendën atentatet dhe vrasjet dhe kjo tregon që kjo periudhë duhet të trajtohet seriozisht”, tha Sahatqija. /kallxo.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.