GRANDEMALL

Zhbogar: Themelimi i Asociacionit nuk ndalet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë do të formohet deri në fund të vitit.

Zhbogar, përkundër kundërshtimeve të ashpra nga opozita dhe publiku në Kosovë, ka thënë se nuk sheh ndonjë pengesë konkrete në themelimin e ASK-së, transmeton Indeksonline.

“Rregullorja po përgatitet nga Qeveria e Kosovës dhe kemi garanci se ata janë gati që të shkojnë tutje dhe ta miratojnë në Kuvendin e Kosovës, ashtu siç palët janë marrë vesh në Bruksel. Dhe ne nuk shohim vështirësi e as nuk jemi të brengosur se kjo nuk do të ndodh”, ka thënë Zhbogar.

Megjithatë, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës po ballafaqohet me vështirësi nga opozita dhe publiku kosovar në lidhje me ASK-në, por themelimi nuk mund të ndalet.

Fundamenti

“Mund të duket e vështirë, por nuk mund të evitohet përgaditja e rregullores dhe miratimi i ASK-së, përderisa qeveria ka dy të tretat në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Zhbogar.

Ndërsa, sa i përket përmirësimit të marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, Zhbogar ka thënë se beson se deri tani është bërë shumë në këtë drejtim me nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit, zgjedhjet për kryetar të njohura nga Beogradi dhe Prishtina, integrimi i policisë, dhe së shpejti në gjyqësi.

“Por ka ende shumë për t’u bërë, sepse përderisa pajtoheni në Bruksel, Gjuriq siguron veten kur vjen në Kosovë, ndërsa Serbia hidhet në sulm kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, apo disa institucione tjera sportive”, ka thënë Zhbogar më tej.

Sipas tij, këto dërgojnë sinjale të këqija tek qytetarët e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.