UBT

Zhbogar takon kryetarin e Kllokotit dhe premton projekte për këtë komunë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Samuel Zhbogar përfaqësues i Komisionit Evropian ka vizituar komunën e Kllokotit ku së bashku me Sasha Mirkoviqin kanë biseduar edhe rreth projektit të KE që janë realizuar në këtë komunë që janë të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune multietnike si për zhvillimin e bujqësisë, parandalimin e vërshimeve , zhvillimin e turizmit si dhe për disa aspekte të tjera.

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Kosovë Samual Zhbogar ka vizituar Komunën e Kllokotit, ku me këtë rast ai është takuar me të parin e komunës Sasha Mirkoviq, si dhe nënkryetarin Refik Halili, ku kanë biseduar lidhur me investimet që Komisioni Evropian i ka financuar në komunën e re të Kllokotit.

Zhbogar dhe Mirkoviq, kanë biseduar edhe rreth projektit të KE që janë realizuar në këtë komunë që janë të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune multietnike si për zhvillimin e bujqësisë, parandalimin e vërshimeve , zhvillimin e turizmit si dhe për disa aspekte të tjera.

ARKATANA

Kryetari i Komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq, tha se e ka njoftuar Zhbogarin për të gjitha zhvillimet në këtë komunë, sigurinë si dhe rreth bashkëpunimit në mes të komuniteteve fetare, si dhe realizimin e projekteve nga Komisioni Evropian .

Ai tha se Komuna e Kllokotit e mirëpret bashkëpunimin në mes të Kllokotit dhe Komisionit Evropian duke e cilësuar këtë bashkëpunim si shumë të dobishëm për qytetarët e komunës së Kllokotit.

Ndërsa përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Kosovë Samuel Zhbogar tha se është biseduar edhe për zhvillimin e Komunës së Kllokotit si edhe rreth marrëveshjes së prillit që është nënshkruar nga dy kryeministrat ai i Kosovës dhe i Serbisë rreth normalizimit të marrëdhënieve, për çka ata kanë shprehë besimin se kjo marrëveshje do të implementohet në afatin e caktuar ,njofton Aziz Zuka, zëdhënës i komunës së Kllokotit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.