UBT

Zhbogar sjell zarfin nga Brukseli, kryeministër as Ramushi e as Hashimi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Të “shqetësuar” me situatën në vend, si pasojë e rivalitetit politik, dhe mundësinë e një destabilizimi në Kosovë për shkak të situatës së krijuar nga blloku opozitar, diplomatët perëndimorë në Bruksel po përgatitin një skenar për një qeveri teknike gjithëpërfshirëse, e cila do të ketë agjendë të qartë evropiane, të përfundojë reformën elektorale, të nisë dhe të përfundojë amendamentet në Kushtetutë, sidomos në këto dy pika kyç: zgjedhja e presidentit dhe zgjedhja e qeverisë.

Të gjitha këto prioritete të cilat përmenden në Memorandumin e diplomatëve ndërkombëtarë duhet të arrihen vetëm pasi Kosova ta sigurojë një qeveri politikisht të qëndrueshme në periudhën në vazhdim. Një nga skenarët mjaft i preferuar nga diplomatët e huaj është ai i formimit të një qeverie gjithëpërfshirëse, e formuar nga të gjitha grupet parlamentare në Kosovë.

Sipas këtij skenari, partitë politike do të caktojnë në poste shtetërore ekspertët e fushës dhe jo doemos personazhet me peshë politike. Kjo qeveri (teknike) e supozuar pritet të drejtojë vendin për dy vjetët e ardhshëm, deri në mars të vitit 2016.

Për t’u arritur kjo, partitë politike të përfaqësuara do të duhej të nënshkruanin një marrëveshje me të cilën do të pajtoheshin që Parlamenti të shpërndahet vetvetiu në mars të 2016-s.

Uji Dea

Gjithnjë sipas skenarit ndërkombëtar qeveria teknike do të përfshinte përfaqësues nga i gjithë spektri politik i Parlamentit të Kosovës, ndërsa të zgjedhurit duhet të jenë të përgjegjshëm në vendimmarrjen e tyre pasi iu duhet të vendosin për çështje me rëndësi kombëtare.

Por, i gjithë problemi qëndron te pozita e kryeministrit, se kush do ta udhëheqë këtë post deri në mars të 2016-s. I gjithë ky skenar i përgatitur nga ndërkombëtarët s’do mend se do të detyrojë që edhe emri i kryeministri të nxirret nga “zarfi”, njësoj sikur ndodhi me rastin e presidentes Jahjaga.

Burime të gazetës “Botapress” nga Brukseli bëjnë të ditur se faktori ndërkombëtar do të presë se sa do të jetë fuqia politike e politikanëve të Kosovës. Por në qoftë se faktori politik i Prishtinës nuk është në gjendje që të bëjë zgjidhje të përshtatshme për vendin, atëherë duket se përsëri do ta “marrë fjalën” faktori ndërkombëtar. Burime tona flasin se është e mundshme që kësaj radhe ‘zarfin” për kryeministër ta sjellë në Prishtinë Samule Zhbogar, përfaqësues i Catherine Ashton në Kosovë.

Po sipas këtyre burimeve tona, në kabinetin qeveritar teknik nuk do të jenë as Hashim Thaçi e as Ramush Haradinaj. (Bota press)