Zhbogar siguron mbështetje të BE-së për gazetarët kosovarë
BE-ja do të mbështes gjithnjë gazetarët kosovarë sa herë që ata shfaqin profesionalizëm dhe guxim. Kështu ka thënë përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ndërsa ka shtuar se ky vend duhet të krenohet me gazetarët që ka, raporton Koha Ditore.
Këto komente Zhbogar i ka bërë në hapjen e konkursit për çmimin e Bashkimit Evropian për gazetari hulumtuese, konkurs që do të jetë hapur deri më 15 prill 2015.
“Kosova duhet të krenohet me gazetarët që ka. Guximi në televizione dhe në gazeta nuk duhet të mungoj nga gazetarët edhe pse mediet komerciale janë të bazuara në tregun komercial dhe për një gjë të tillë njerëzit shtyhen dhe kanë konkurrencë të madhe”, ka thënë Zhbogar.
© KOHA.net


