ARKATANA

Zhbogar: Sa më shpejtë të formohet qeveria

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zhbogar, në një intervistë për gazetën serbe, Danas thotë se zgjedhjet e 8 qershorit në Kosovë ishin të rregullta, por se Brukseli nuk mund të komentojë koalicionet paszgjedhore.

“Këto janë çështje të brendshme te Kosovës, përderisa bazohen në ligj dhe procedurat e rregullta. Meqë janë shumë detyra para autoriteteve të Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane, përfshirë vazhdimin e dialogut me Serbi, është në interesin e qytetarëve që sa më shpejtë të formohet qeveria efikase me mandat të plotë”, ka theksuar ai.

I ashtuquajturi shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se për numrin e mandateve serbe do të flas me bashkësinë ndërkombëtare.

ARKATANA

I pyetur nëse janë gjasat reale që serbët të kenë ende vende të rezervuara pos atyre të garantuara, Zhbogar thotë: “Zgjedhjet janë kryer dhe janë zhvilluar në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Kur verifikohen zyrtarisht të gjitha mandatet, saktësisht do të dini se kujt qytetarët ua dhanë besimin që të përfaqësojnë interesat e tyre në Kuvendin e Kosovës”.

I pyetur se kur do të formohet Asociacioni i Komunave serbe, Zbogar thotë “atëherë kur miratohet statuti”, gjë që do të ndodh kur të arrihet marrëveshja e pranuar për të gjithë./RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.