Zhbogar qëndron në Kosovë deri në shkurt të 2016-s

Mandati i përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, përfundon në fund të muajit të ardhshëm, por ai do të vazhdojë të qëndrojë në Prishtinë, pasi që kontrata e tij si shef i Zyrës së BE-së është e vlefshme deri në shkurt të vitit 2016, shkruan sot Koha Koha Ditore.
Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Prishtinë kanë bërë të ditur se Zhbogar ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë punën deri në përfundimin e kontratës.
“Është e vërtetë se mandati i z. Zhbogar si përfaqësues special i Bashkimit Evropian përfundon më 28 shkurt 2015. Mirëpo ai ka edhe një kontratë katërvjeçare si shef i Zyrës së BE-së, e cila vazhdon deri në shkurt të vitit 2016. Pra, ai ka vullnet që të respektojë kontratën e tij”, ka thënë zëdhënësi i PSBE-së dhe i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Stojan Pelko.
Ai ka pranuar se në muajt e kaluar Zhbogar është ballafaquar me disa probleme shëndetësore, por se tani e ka marrë veten dhe se që nga java e ardhshme do të kthehet në zyrën e tij. “Më 12 janar ai do të vazhdojë punën”, ka deklaruar Pelko.