Mobi Casa

Zhbogar: Paaftësia e elitës politike për përcaktim të interesit kombëtar pengon proceset integruese

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i tha Radios Evropa e Lirë se “paaftësia elitës politike në Kosovë për të arritur pajtueshmëri për interesin strategjik kombëtar dhe një marrëveshje për interesat strategjike kombëtare”, e pengon procesin e integrimeve evropiane. Ai tha se interesat politike dhe njëkohësisht luftërat politike po i zëvendësojnë interesat kombëtare.

Samuel Zbogar tha se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë “kusht për hapat e mëtejmë të Prishtinës e Beogradit në marrëdhëniet me BE-në”.

Ai tha se normalizimi i marrëdhënieve duhet të shihet si interes kombëtar në Prishtinë dhe lidershipi në vend duhet të arrijë një konsensus për rrugëtimin e mëtejmë.

Mobi Casa

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Samuel Zbogar, tha se përgjegjësia për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi bie mbi politikanët e Kosovës dhe shfaqi shpresën e tij se deri më 1 shtator “deputetët do të binden për ta votuar atë”.

Zbogar theksoi se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ishte kusht i vënë nga BE-ja që prej vitit 2012 dhe se politikanët në Kosovë kanë qenë në dijeni të tij që prej atëherë.

Samuel Zbogar, që do të lë Kosovën së shpejti, pas afro 5 vjetësh, tha se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund t’i imponohet asnjërës palë dhe se për këtë duhet të gjejnë zgjidhje që do të funksionojë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.