Fundamenti

Zhbogar nuk e di nëse kosovarët do të lëvizin pa viza në 2016-ën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar nuk ka mundur të thotë nëse kosovarët do të mund të lëvizin të pa viza në zonën Schengen vitin e ardhshëm.
Zhbogar thotë se gjithçka varet nga koha e plotësimit të tetë kushteve të mbetura nga ana e Institucioneve të vendit.

“Unë nuk mund ta them këtë dhe do ta shpjegoj pse. Sepse kjo nuk varet nga Komisioni, varet edhe nga vendet anëtare por do t’ua them atë që mundem dhe atë që besoj se do të ndodh”.

Eco Higjiena

“Besoj se nëse Kosova angazhohet për zbatimin e tetë prioriteteve të mbetura në fillim të vitit 2016 Komisioneri ka thënë se është i gatshëm të vijë në Prishtinë që të vlerësoj se a janë kryer këto dhe më pastaj ta bëjë një propozim”, tha Zhbogar për RTK- në.