Eko Higjiena

Zhbogar: Nervozë te të dyja palët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë Samule Zhbogra ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës që të ndalojë vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve lokale nuk është i mirë.

Zhbogar ka thënë në një emision të RTK në serbisht se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e ardhjes së zyrtarëve serbë është rezultat i nervozës së të dyja palëve dhe ka theksuar se nuk është mirë që ky vendim të mbetet në fuqi një muaj ditë.

“Mendoj se është e tepërt të ndalohen të gjitha vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë, gjatë zgjedhjeve, pasi që e dimë se është në interesin e gjithë neve që sa më shumë njerëz të dalin në zgjedhje. Në këtë kuptim, është me rëndësi që të vijnë zyrtarët serbë që t’u shpjegojnë njerëzve se çfarë do të ndodhë me shëndetësinë, me arsimin, a do ta humbin punën ose jo, posaçërisht në veri ka shumë pyetje të cilat ende nuk kanë përgjigje”, ka thënë Zhbogar.

UBT

Duke komentuar paralajmërimin e Beogradit se vendimi i tillë i Qeverisë së Kosovës mund të rrezikojë dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, Zhbogar thotë se në këtë mënyrë edhe Beogradi shpreh nervozë.

“Mendoj se duhet të ulim pak tensionet dhe të mendojmë dhe të gjejmë zgjidhje”, ka thenë Zhbogar. /koha/