GRANDEMALL

Zhbogar: Në Kosovë ka korrupsion të nivelit të lartë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se një gjyqësor i pavaruar në Kosovë është kyç për zhvillimin e Kosovës.“Gjyqësori duhet të jetë i pavaruar, nuk duhet të ketë ndërhyrje nga askush. Kjo është e rendësishme për gjyqatrët dhe prokurorët për të garantuar punën e tyre , pa asnjë ndërhyrje”, ka thënë Zhbogar.

Sipas tij, Kosova do të sigurojë miratim me kohë të institucioneve të veta. Kosova do ta zvogëloj numrin e lëndëve të rasteve të pazgjidhura.

“Suksesi i gjyqësorit pengohet nga nivei i lartë i korrupsionit. Prioritet duhet të jetë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe kjo mbetet ende standart i papërmbushur për liberalizmin e vizave. Në Kosovë ka korrupsion të nivelit të lartë, përqëndrimi ka qenë vetëm në korrupsionin e nivelit të ulët. Duhet të ketë një mekanzimë për luftimin e korrupsionit”, ka thënë Zhbogar, transmeton gazeta Tribuba.

FIDANISHTJA

Sipas tij raporti për Kosovën për vitin 2015 thotë se është arritur deri diku bashkëpunimi institucional kur kemi të bëjmë me hetime, por numri i dënimeve sipas të njejtit raport mbetet i ulët.

“Besoj që Kosova ka krejt që duhet për të qenë efektive në këtë sistemin e drejtësisë. Mirëpo Kosova duhet të ketë program funksional për mbrojtjen e dëshmitarëve, që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Ne mbështesim sistemin gjyqësor në Kosovë. Bashkimi Evropian e ka ndihmuar në këtë proces Kosovës dhe pret rezultate në vitin 2016”, ka përfunduar Zhbogar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.