Eko Higjiena

Zhbogar: Mezi pres të punoj me të zgjedhurit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka uruar popullin e Kosovës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe për balotazhin.

Në një deklaratë për media, Zhbogar ka uruar edhe të gjithë kryetarët e rinj dhe ata të rizgjedhur të komunave.

“Pres me padurim të nis të punojë me të gjithë të zgjedhurit për të përshpejtuar të ardhmen evropiane të Kosovës. Fakti se zgjedhjet u organizuan për herë të parë në mbarë Kosovën, është sukses i madh”, ka thënë Zhbogar.

Fundamenti

Ai ka shtuar se Misioni i BE-së për Mbikëqyrjen e Zgjedhjeve do të lëshojë një deklaratë preliminare ditën e martë ku do të merret vesh se si shkoi në detaje edhe rundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

“Përgëzoj KQZ-në, OSBE-në dhe institucionet e sigurisë – Zyrën e Prokurorit të Shtetit, EULEX-in dhe KFOR-in për rolin e tyre efektiv në bërjen e këtyre zgjedhjeve të mundshme edhe përkundër kompleksitetit”, ka thënë në fund të deklaratës, Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar. /Zëri/