Mobi Casa

Zhbogar: Kuvendit, më shumë rol në dialog

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është vlerësuar si konfuz në vetvete. Ky vlerësim është dhënë në një konferencë për medie të martën, të organizuar nga “BIRN Kosova” dhe “Internews”, ku është publikuar raporti më i ri për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Eksperti gjerman nga Këshilli për Demokratizim të Politikave, Bodo Weber, i cili është edhe autori i këtij raporti, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është konfuz në vetvete. “Vendimi në përgjithësi mbetet një vendim konfuz sepse fillimisht është gjuhë shumë e zbehtë, ka formulime si ‘disa dispozita nuk përputhen me Kushtetutën’ apo ‘ngrenë shqetësime’ lidhur me Kushtetutën… Gjykata është munduar të bëjë një lloj truku për shkak të një lloj presioni politik në njërën anë dhe të shtigjeve ligjore në anën tjetër”, ka theksuar Weber.

Sipas tij, vendimi i Kushtetueses ka krijuar komplikime në procesin e dialogut. “Duke marrë një rrugë të mesme, Gjykata Kushtetuese nuk mundi ta shmangë atë që synoi, duke krijuar komplikime në procesin e dialogut Kosovë- Serbi. Do të ketë pasiguri edhe më të tutje në këtë proces”, ka shtuar ai.

ARKATANA

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, ka thënë se Kosova duhet ta ndryshojë mënyrën se si po e bën dialogun me Serbinë.
“Mendoj se Kosova nuk do të mundë të shkojë me dialogun në mënyrë të njëjtë si deri më tani, duhet të fuqizohet roli i Kuvendit në këtë proces”, ka theksuara Zhbogar, duke thënë se ky dialog nuk po komunikohet mirë me publikun. Ai gjithashtu ka thënë se është në interes të Kosovës t’i zgjidhë së pari problemet e hapura si me Serbinë. Zhbogar më tej ka thënë ky Asociacion duhet të formohet në atë mënyrë që të jetë i pranueshëm edhe nga pala serbe, edhe nga ajo kosovare. “Duhet të gjendet një mënyrë për t’u draftuar statuti në mënyrë të atillë që është e pranueshme për të dyja palët, pra ky do të ishte qëllimi. Kemi disa mësime nga vitet e kaluara që mund të jenë të dobishme për statutin, posaçërisht duke marrë parasysh situatën politike në Kosovë”, ka shtuar Zhbogar.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se asnjëra nga palët në bisedime dhe as Bashkimi Evropian si ndërmjetës në këtë proces, nuk mund ta anashkalojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Marrëveshjen për Asociacionin. “Ne i kemi tri nënshkrime shumë të rëndësishme që çojnë në vendim për implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. As ne, as Brukseli e as Serbia nuk mund ta anashkalojnë atë vendim të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Gecaj.

Jelena Milić, nga Qendra për Studime Euroatlantike, ka thënë se në pjesën veriore të Kosovës ka grupe proruse, të cilat po mbledhin nënshkrime dhe të holla për të mbështetur partitë nacionaliste dhe proruse të Serbisë. “E kemi shikuar edhe aritmetikën zgjedhore në veri të Kosovës, çfarë do të ndodhë tani kur serbët kanë lista për zgjedhjet parlamentare që nuk janë vetëm nacionaliste, por janë edhe pro-Putinit. Një prej grupeve të para proruse të formuara ka mbledhur nënshkrime dhe të holla për atë mbështetje”, ka deklaruar Milić./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.