Zhbogar: Kryeni punët!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Me një lajm të mirë për Kosovën në xhep, shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, fakti se ishte i zënë e i ngarkuar me takime gjatë tërë ditës me gjasë i shërbente më shumë si një relaks.

Sot ai kishte një lajm për të dhënë. Pozitiv madje. Dukej që sikur të mundej, do të shkonte dhe t’ia pëshpëriste në vesh secilit prej 1.7 milion qytetarëve të vendit. Pa u lodhur dhe në kuptimin pozitiv.

Të mërkurën, Komisioni Evropian publikoi Studimin e Fizibilitetit, që i hap rrugë Kosovës për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit (MSA). Dera e parë kjo e rrugës së gjatë, që sot nuk e shohim as edhe si një hije, për t’u bashkuar në BE. Një rrugë kjo për të cilën sot, ashtu si na thonë edhe kushtet nga Fizibiliteti, kemi ende shumë punë për të bërë. Kemi të paktën edhe 5 gjëra për të zgjedhur para se të marrim MSA-në. Sa për fillim.

Por BE-ja i ka hapur dyert. Madje edhe në qender të Prishtinës, aty ku të martën ajo transferoi Qendrën informative të BE-së, nga periferia që ishte dikur. Mjaft rrinte e fshehur në Prishtinë. A ishte ky mesazh figurativ. Zhbogar thotë se po. Dhe duhet besuar, nëse për asgjë të paktën si diçka dëshirore.

KKVITI

Loja tashmë luhet në fushën tonë. Është në duar të Qeverisë së Kosovës, që të plotësojë kushtet e kërkuara. “Kemi kohë të presim me vite… por kriteret mund të plotësohen deri në pranverë”, thotë Zhbogar.

Një version ky “super-optimist” dhe në përputhje me entuziazmin e ditës, ndoshta. I mbështjellë me një frikë që na vjen nga një dilemë e thjeshtë: Përse nuk i plotësuam këto kritere, meqenëse i dinim që një kohë të gjatë.

Kjo intervistë nuk është e zakonshme. Është aso e lajmeve të mira, e shpresës për ditë më të mira, dhe frikës se rrugës do të vonohemi e do të bëjmë gabime. Në ato gjëra ku zakonisht dështojmë rrallë!

Qeveria jonë ka punë për të bërë. Këtë e thotë Zhbogar dhe e shpjegon. BE-ja ka kohë për të pritur.(zeri)