Uji Dea

Zhbogar : Komisioni Evropian do ta mbështes sektorin e bujqësisë në Viti

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Kosovë Samuel Zhbogar tha se është biseduar edhe për zhvillimin e Komunës së Vitisë në veçanti në fushën e Bujqësisë dhe premtoj se Komisioni Evropian do të mbështes këtë sektor pasi që sipas tij është prioritet për zhvillimin e Kosovës.

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Kosovë Samual Zhbogar ka vizituar të enjten Komunën e Vitisë me këtë rast ai është takuar me të parin e komunës Nexhmedin Arifi si dhe stafin e tij ku kanë biseduar lidhur me investimet që Komisioni Evropian i ka financuar në komunën e Vitisë.

Zhbogar dhe Arifi kanë besuar rreth projektit të shtratit të lumit Morava, projekt ky që është cilësuar si shumë i rëndësishëm si për zhvillimin e bujqësisë, parandalimin e vërshimeve , zhvillimin e turizmit si dhe për disa aspekte të tjera.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi tha se e ka njoftuar Zhbogarin për të gjitha zhvillimet në këtë komunë, sigurinë si dhe rreth bashkëpunimit në mes të komuniteteve fetare, realizimin e projekteve nga Komisionit Evropian. “Unë e njoftova zotin Zhbogar lidhur me shumë çështje në mesin e tyre kanë qenë edhe disa shqetësime të vogla lidhur me projektet që financohen nga KE në Viti, si dhe lidhur me projektet kapitale të cilat parashihen në të ardhmen nga institucionet lokale të Vitisë” u shpreh Arifi.

Fundamenti

Ai tha se Komuna e Vitisë e mirëpret bashkëpunimin në mes të Vitisë dhe Komisionit Evropian duke e cilësuar këtë bashkëpunim si shumë të dobishëm për qytetarët vitias.

Ndërsa përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Kosovë Samuel Zhbogar tha se është biseduar edhe për zhvillimin e Komunës së Vitisë në veçanti në fushën e Bujqësisë dhe premtoj se Komisioni Evropian do të mbështes këtë sektor pasi që sipas tij është prioritet për zhvillimin e Kosovës. “Ne jemi të lumtur lidhur me projektet që i kemi zhvilluar deri me tani në komunën e Vitisë, dhe në veçanti ne jemi duke shikuar që të bëhet përfundimi i projekti të Administratës Komunale, dhe kompletimi i këtij objekti do të mundëson shërbimet më të mira të qytetarëve” u shpreh Zhbogar.

Ai gjithashtu ka potencuar se pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit pritet që të fillohet me implementimin e saj të shpejt.”Presim që implementimi i marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit të implementohet sa më shpejt Ne duhet të përqendrohemi në çështjet të vërteta dhe të rëndësishme për Kosovën dhe për popullin e saj, ndërsa edhe për këtë çështje kemi biseduar sot” u shpreh Zhbogar.

Ai përmendi edhe projektin e ndërtimit të shtratit të lumit Morava ku theksoi se do të përgatitet një studim i fizibilitetit të këtij projekti./rajonipress/