Zhbogar: Jam i brengosur për shfaqjen e radikalizmit islamik në Kosovë

Edhe shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë përcolli shqetësimet për shfaqjen e radikalizmit islamik në Kosovë dhe theksoi se Kisha Ortodokse Serbe dhe të gjithë të kthyerit kanë shumë shqetësime në lidhje me të, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq gjatë një takimi që kanë pasur një ditë më parë me shefin e Zyrës BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar kanë folur për kthimin dhe gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Jevtiq ka shprehur shqetësim në lidhje me sulmet e fundit ndaj familjeve të kthyera serbe. Ai tha se për shkak këtyre problemeve rrezikohet kthimi dhe mbijetesa e serbëve në Kosovë dhe jeta e tyre normale.
Edhe shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë përcolli shqetësimet për shfaqjen e radikalizmit islamik në Kosovë dhe theksoi se Kisha Ortodokse Serbe dhe të gjithë të kthyerit kanë shumë shqetësime në lidhje me të, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
Nga ana e tij, Jevtiq ka falënderuar Zyrën e BE-së në Kosovë për mbështetjen financiare dhe ka theksuar se pa ato fonde ministria s’do të kishte arritur rezultate në kthimin dhe stabilizimin e komuniteteve.
Zyra e BE-së në Kosovë është donator i madh në projektin “Stabilizimi i Komuniteteve” dhe “Kthimi i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve nga Mali i Zi dhe Maqedoni”.