FIDANISHTJA

Zhbogar i thotë Mustafës: Katër vitet e ardhshëm sfidues për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të hënën në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa pranoi urimet për zgjedhjen e tij si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe siguroi se do të ketë përkrahjen e parezervë të Bashkimit Evropian në zbatimin e plotë të prioriteteve dhe objektivave qeveritare.

Kryeministri Mustafa ka vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e madhe që Zyra e BE-së ka dhënë për proceset në Kosovë.
Siç njofton kumtesa nga Qeveria, Kryeministri po ashtu ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë për t’u angazhuar fuqishëm në adresimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me proceset integruese evropiane.

FIDANISHTJA

Gjatë takimit, ndër të tjera u diskutua edhe për rëndësinë dhe përkrahjen që duhet ofruar në zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit, në veçanti.
Kryeministri Mustafa dhe shefi i Zyrës së BE-së, Zhbogar kanë biseduar edhe për procesin e dialogut dhe nënshkrimin e Marrëveshjes se Stabilizim-Asocimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar potencoi se katër vitet e ardhshme do të jenë shumë sfiduese pasi Kosova duhet të bëjë reforma strukturore të domosdoshme për zhvillim ekonomik, përmirësim të rendit dhe ligjit dhe administratës publike, përmirësim të mirëqenies së qytetarëve dhe për të çuar përpara procesin e integrimit evropian.

Zhbogar e mirëpriti identifikimin e prioriteteve kryesore nga ana e Qeverisë dhe shprehu mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian/PSBE në arritjen e një progresi të prekshëm në këto objektiva./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.