FITORJA

Zhbogar: Gjykata Speciale nuk do të gjykojë UÇK-në, por individët

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

“Kjo nuk ka të bëjë me UÇK-në dhe nuk është kundër saj. Gjykimet do t’i gjykojnë individët. Kur të qartësohet kjo e në interes të Kosovës është të qartësohet, kosovarët do të kenë edhe më shumë të drejte që të gjitha krimet e kryera gjatë luftës të qartësohen”, ka deklaruar Zhbogar.

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se Gjykata Speciale do të funksionalizohet sapo të përfundojë finalizimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Holandës.

Në “New Bugajski Hour”, ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk do ta gjykojë UÇK-në por individët që dyshohen se kanë kryer krime gjatë luftës.

“Kjo nuk ka të bëjë me UÇK-në dhe nuk është kundër saj. Gjykimet do t’i gjykojnë individët. Kur të qartësohet kjo e në interes të Kosovës është të qartësohet, kosovarët do të kenë edhe më shumë të drejte që të gjitha krimet e kryera gjatë luftës të qartësohen”, ka deklaruar Zhbogar.

Zhbogar: Asociacioni nuk krijon të njëjtën situatë si në Bosnje

Fundamenti

Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se BE nuk sheh rrezik që Asociacioni i komunave serbe mund të krijojë një situatë si në Bosnje e Hercegovinë.

Ai në një intervistë në RTK, ka përmendur të arriturat e Kosovës në procesin e MSA-së, liberalizimin e vizave dhe dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, duke arritur që qytetarëve të Kosovës t’ua lehtësojë jetën në Kosovë.

Zhbogar ka arsyetuar numrin më të madh të kushteve për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës, krahasuar me vendet e rajonit, duke thënë se BE-ja kishte një përvojë jo të mirë me vendet e rajonit pas liberalizimit të vizave, pasi që u rrit fluksi i qytetarëve që kërkonin të punonin në BE, edhe pse ata nuk kanë këtë të drejt.

Ai tha se në të ardhmen do të duhet edh enjë dialog i brendshëm në mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë për t’i hequr keqkuptimet që mund të ndodhin.

“BE nuk sheh rrezik që Asociacioni i komunave serbe mund të krijojë një situatë si në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë Zhbogar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.