Zhbogar: Ftojmë liderët politik të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje

Shefi i zyrës së BE-së, në Kosovë, Sammuel Zhbogar u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë që të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për situatën kaotike që po mbretëron aktualisht.
“Jemi shumë të shqetësuar edhe në këtë ditë kur duhej që të zgjidhej presidenti. Situata është e tensionuar dhe ka ndarje të mëdha në Kuvend. Ftojmë të gjithë liderët politik të cilët ia duan të mirën Kosovës të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje”, ka thënë Zhbogar./Zeri/