GRANDEMALL

Zhbllokohet përkohësisht Kuvendi

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Ngërçi politik i krijuar për më shumë se një muaj në Kuvendin e Kosovës, për shkak të mospajtimeve të pozitës dhe opozitës për privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postë Telekomit të Kosovës(PTK), është tejkaluar vetëm për një javë.

Propozimi për zhbllokimin e punës së Legjislativit deri javën e ardhshme është bërë nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi,i cili në këtë rast ka luajtur rolin e “ndërmjetësit”, duke iu sugjeruar grupeve parlamentare që këtë të enjte të mbahet një seancë e re, derisa të gjendet një zgjidhje në mes tyre për çështjen e PTK-së.

“Përkohësisht janë tejkaluar problemet që janë të krijuara në Kuvend dhe seanca e re,jo vazhdim, do të jetë të enjten, por që mund të vazhdohet edhe të premten,derisa janë hequr pikat kontestuese, njëra nga pozita e tjetra nga opozita. Me këtë propozim jemi dakorduar të gjithë vetëm Vetëvendosje ishte kundër”, ka thënë Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Sipas tij, kërkesa e partisë në pushtet për votim të raportit qeveritar për privatizimin e Postes, sikurse edhe kërkesa tjetër e opozitës për formimin e komisionit hetimor për PTK-në, do të diskutohen në ndërkohë nga grupet parlamentare deri javën e ardhshme.

” Unë kërkova nga kryetarët e grupeve parlamentare që ata ta zhvillojnë një debat brenda grupeve të tyre dhe ta zhbllokojnë punën e Kuvendit, ose nëse këto grupe nuk merren vesh për formimin e komisionit që është një e drejtë kushtetuese që e kanë kërkuar 40 deputetë dhe çështja tjetër që është një raport qeveritar, unë mendoj që mund të bllokohet Kuvendi nëse nuk arrihet një dakordim. Pra, kjo që është arritur sot është një zgjidhje e përkohshme, që iu jep mundësi pikave që janë në rend dite të kalojnë”, ka thënë Krasniqi.

Me propozimin e kryekuvendarit janë pajtuar të gjitha grupet parlamentare përjashtuar VV-në, edhe pse të dyja taborët shprehen këmbëngulësinë e tyre se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre që kanë për çështjen PTK-së. Elmi Reçica, deputet i PDK-së, tha se grupi i tij parlamentar mbetet në qëndrimet e mëhershme që duhet futur patjetër për votim raporti i Qeverisë për privatizimin e Postes, duke paralajmëruar se nuk pritet ndryshimin i pozicionit.

FITORJA

Ndërsa, ai ka përjashtuar mundësinë që në këtë çështje të përfshihen liderët partiak.”Realisht jemi në fushatë dhe nuk besoj se mund të ketë diçka nga liderët e partive politike. Konsideroj se te secili do të mbizotërojë arsyeja për çështjet aktuale dhe pas 1 dhjetorit të gjithë do të relekasohemi dhe do të kemi qëndrim më ndryshe”.

Sipas tij, që të dyja palët janë pozicionuar në qëndrimet e tyre dhe se nuk ka ndonjë lëvizje, por, me rëndësi është që Parlamenti do të funksionalizohet pas një kohe të gjatë ,dhe do të vazhdojë me pikat tjera të rendit të ditës që janë shumë të rëndësishme edhe për Kosovën.

Nën anën tjetër, partitë opozitare shprehen të vendosura se nuk do të pranojnë që të futet miratimi i raportit të komisionit qeveritar, pa u formuar komisioni hetimor për procesin e privatizimit të PTK-së. Ismet Beqiri i LDK-së tha se pozicioni i grupit të tij parlamentar mbetet i njëjtë kurdo që vije në radhë çështja e PTK –së.

“Jemi për formimin e komisionit dhe këtu s’e kemi asnjë dilemë dhe kjo situatë do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të kryesisë së Kuvendit. Ne jo vetëm sot, por gjithmonë kemi luajtur rol konstruktiv për zhbllokimin e punës së Kuvendit, derisa pozita është ajo që po e bllokon punën e Kuvendit e shtetit dhe kjo është shumë evidente, ka thënë Beqiri,duke përjashtuar mundësinë që të ketë bisedimeve në mes grupeve kuvendore për zgjidhjen e nyjës për privatizimin e PTK-së. Madje ai tha se qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi nuk i ka numrat në Kuvendin e Kosovës dhe siç deklaroi ai, “i ka ditët e numëruara”.

Edhe Vetëvendosje nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj se duhet formuar komisionit hetimor para se të votohet raporti i qeverisë. Visar Ymeri i VV-së, tha se është mese e nevojshme që të formohet ky komision që do të hetonte procesin e korruptuar të privatizimi të PTK-së, siç e quajti. Në anën tjetër, Ardian Gjini i AAK-së, tha se është e domosdoshme që të zgjidhet problemi dhe mos të ketë nevojë që të ndërhyhet nga jashtë.

“Është mirë që është zgjidhur problemi dhe Kuvendi po vazhdon punën dhe janë dy pika që e kanë sjell punën e Kuvendit në bllokadë. Ato dy pika duhet të konsumohen, në një të ardhme, ato dy pika duhet të marr vendim Kuvendi, sepse nuk mundet që ato t’i hedh ose t’i tejkaloj mirëpo, është mirë që kemi gjetur një mënyrë për të vazhduar”, ka thënë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.