Fundamenti

Zharku tregon kur përfundon ndërtimi i autostradave në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Infrastrukturë Lutfi Zharku, në emisionin ‘Rrokum Roll” të Televizionit Rrokum, foli për projektet e shumta rrugore që i ka sot Kosova dhe kostot e tyre.
“Shumica e projekteve janë duke vazhduar, ndërsa projekti më i madh sot për sot është autostrada Prishtinë-Shkup”, tha Zharku, sipas të cilit janë paraprë 90 milionë euro për përfundimin e saj.

Ai është i bindur se deri në fund të vitit 2017 ose fillim të vitit 2018, do të përfundojë ndërtimi i kësaj autostrade.

I pyetun për shpronësimet në Veternik, ministri i konfirmoi se janë dy shtëpi për t’u shpronëuar dhe se kjo po krijon problem, ndonëse nuk është detyrë e ministrisë që ai udhëheq.

Zharku ka mohuar mundësinë e devijimit të autostradës nga projekti origjinal, në Veternik.

“Nuk e besoj që dikush ka aq fuqi ta devijojë rrugë në autostradën për Shkup. Mund të ketë 0 devijime derisa të caktohet trasa, por kur ajo të caktohet më nuk mund të ketë ndryshime”.

HW

Ndërsa sa i përket magjistraleve drejt Pejës dhe Mitrovices, Zharku tha se njëherë duhet të kryhen shpronsimet, pastaj të vazhdojnë procedurat.

“Deri në shtator besoj se do të kryhen punimet në rrrugën për Pejë, ndërsa në rrugën e Mitrovicës do të zgjasin deri në fund të vitit”.

Lidhun me çështjen e pagesës së taksës për vozitje në autostradën “Ibrahim Rugova”, Zharku tha se ka pasur keqinterpretime, sepse nuk do të fillojnë pagesat më 15 tetor.

“Tek në vitin e ardhshëm shqyrtohet mundësia e pagesës. Njëherë do të shohim se qysh po shkojnë punët me pagesa në Shqipëri, e pastaj të vendosim a ka mundësi për një pagesë të përbashkët”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.