Eko Higjiena

Zharku premton investime në komunën e Kllokotit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kllokot – Nënkryetari i Komunës së Kllokotit, Hasan Rashti dhe Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve publike, Hidajet Ahmeti u takuan me Ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku

Gjatë takimit u diskutua për problemet infrastrukturore në rrugët rajonale dhe magjistrale që prekin edhe Komunën e Kllokotit, si rruga Kllokot-Viti-Ferizaj dhe Ferizaj- Kllokot-Gjilan.

Për këto rrugë nga ministri Zharku u tha se janë në proces të prokurimit dhe po sa të përfundoj ky proces shumë shpejt do të filloj rivitalizimi i këtyre rrugëve.

ARKATANA

Me theks të veçantë u diskutua për mundësinë e financimin e disa projekteve infrastrukturore me rëndësi për Komunën e Kllokotit dhe Vitisë.

Mbasi projekti i përbashkët i Komunës së Kllokotit dhe Vitisë për asfaltimin e Rrugës Viti-Mogillë do të financohet në këtë vit nga Ministria e Administrimit të pushtetit lokal në këtë takim u diskutua edhe mundësia e financimit të projektit të rrugës Mogillë-Skifteraj që do të jetë projekt i përbashkët i Komunës së Kllokotit dhe Vitisë.

Ministri Zharku premtoj se me rishikimin e buxhetit nga Qeveria e Kosovës do të bëjmë përpjekje që të futet ky projekt për tu financuar, që është më rëndësi afatgjate për dy komunat thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kllokotit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.