UBT

Zharku në Ranillug: Do të punojmë në interesin e të gjithë qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ne jemi këtu për të parë dhe se me çfarë probleme të tjera po përballen qytetarët e komunës. Ne jemi këtu, dhe deri më tani, ne jemi duke punuar në interes të gjithë atyre, tha ministri Lutfi Zharku në Ranillug.

Kryetari i komunës së Ranillugut Gradimir Mikic në kabinetin e tij nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Ranillugut me ministrin e infrastrukturës Lutfi Zharku.

Qeveria e Kosovës për projektet e infrastrukturës në komunën e Ranillugut me anë të planit të buxhetit të këtij viti ka ndarë 150, 000, të cilat i janë lejuar komunës përmes nënshkrimit të këtij Memorandumit.

Nënshkrimi i Memorandumit, përveç nënshkruesit kanë marrë pjesë kryesuesi i K.K të komunës së Ranillugut Sasha Aleksiq, drejtorët e departamenteve dhe bashkëpunëtorët e ministrit.

Mobi Casa

Gjatë vizitës së sotme, ministri shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen duke theksuar se ai ishte i kënaqur që është edhe një herë në komunën e Ranillugut. “Ne jemi këtu për të parë dhe se me çfarë probleme të tjera po përballen qytetarët e komunës. Ne jemi këtu, dhe deri më tani, ne jemi duke punuar në interes të gjithë atyre”, tha ministri.

Ai shtoi se kjo nuk do të jetë investimi i vetëm në infrastrukturë. Ministria në koordinim me komunën tashmë është duke punuar në planet për projektet që do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.

“Komuna e Ranillugut në periudhën e kaluar ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Ministrinë e Infrastrukturës, por nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një tjetër themel dhe baza për vazhdimin e këtij veprimi konstruktiv dhe të përbashkët. Kjo do të thotë që na kanë ndihmuar në masë të madhe në realizimin e projekteve shumë të rëndësishme në komunë, dhe ne ju falënderojmë për këtë. Ne po luftojmë me gjithë forcën tonë për të siguruar kushte sa më të mira për jetesë për qytetarët tanë “, ka thënë Mikic, pas nënshkrimit të memorandumit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.