Uji Dea

Zharku jep dorëheqje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Xhabir Zharku ka dhënë të premten dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës të Kaçanikut dhe nga ai kryetarit të Degës të PDK-së në Kaçanik.

“Jam i detyruar të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës dhe nga posti i kryetarit të Degës të PDK-së në Kaçanik, jo nga dëshira ime, por nga vendimi i padrejtë politik i EULEX-it…”, ka thënë Zharku në një takim përshëndetës me stafin politik dhe administrativ të Komunës, i mbajtur në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, njofton Koha.

Dorëheqja e Zharkut ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për fuqizimin e aktgjykimit të shkallës së parë me të cilin ai është dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit.

ARKATANA

Gjykata Supreme e Kosovës ditë më parë kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë kundër kryetarit të Komunës së Kaçanikut Xhabir Zharku. Ai do të vuajë tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit. Si pasojë edhe kjo komunë pritet që brenda 45 ditësh të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Supremja ka vërtetuar aktgjykimin edhe kundër Besnik Hasanit dhe Nysret Cenës, të dënuar me nga një vit burgim.
Zharku dhe Arsim Kloshi janë dënuar edhe për armëmbajtje pa leje, për çka do të paguajnë gjobë 1500 eurosh.

Më 21 prill 2011, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprës penale të zhvatjes dhe posedimit të paligjshëm të armës. Ai ishte dënuar me tri vite burgim dhe i ishte shqiptuar gjoba prej 1,500 euro për akuzën e posedimit të paligjshëm të armës. /Telegrafi/