Zharku e Haziri vizitojnë edhe Begzad Sinanin
Gjilan – Për një vizitë pune të shtunën në Kamenicë ka qëndruar edhe Ministri i Infrastrukturës zoti Lutfi Zharku dhe Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë.
Begzad Sinani ka thënë se Ministrin Zharku e informova për gjendjen dhe projektet e infrastrukturës rrugore dhe realizimin e projekteve tona të përbashkëta.
“Bashkërisht vizituam ndërtimin e rrugës Hogosht – Lisocke – Kufi dhe projektet e propozuara nga ana jonë. E falënderojmë ministrin dhe kryetarin e Gjilanit për këtë vizitë pune” ka shkruar Sinani./rajonipress/


