United Hospital

Zharku: Do t’i mbështes projektet infrastrukturore të qeverisjes Haziri

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Brenda kësaj jave dy ministra të qeverisë së Isa Mustafës kanë vizituar Gjilanin. Pas vizitës dy ditë më parë të ministrit të FSK-së, Haki Demolli, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në takim ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Në këtë takim kryetari Haziri i ka shpjeguar ministrit Zharku kryesisht për projektet infrastrukturore të Komunës së Gjilanit, apo katërshen e madhe të prioriteteve, në të cilën përfshihen: ndërtimi i rrugëve, rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit e trotuareve.

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku e ka garantuar kryetarin Haziri se do t’i mbështes projektet infrastrukturore për ta nxjerrë Gjilanin nga lloçi dhe vadat.

Hidromorava

Poashtu, ministri i Infrastrukturës ka theksuar sërish se në fund të vitit 2015 do të dihet çdo gjë për sa i përket ndërtimit të autostradës së re, pasi punët fillestare në këtë projekt madhor kanë filluar me kontraktimin e një kompanie, e cila është duke bërë projektin ideor.

Zharku theksoi se qeveria e Kosovës është shumë e interesuar që rajoni i Gjilanit të lidhet sa më shpejt me kryeqendrën e Kosovës.

Haziri ka falënderuar ministrin Zharku për vizitën dhe zotimet e tij, duke thënë se ky fakt tregon se Prishtina po e kthen kujdesin për Gjilanin sa i përket investimeve./rajonipress/

Mund të ju interesoj: