RCCOLA

Zhagitja e punimeve detyron banorët të bllokojnë punimet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Banorët e lagjes “Halim Orana” të mërkurën kanë organizuar një protestë në shenjë pakënaqësie ndaj punëkryesit i cili sipas banorëve po zhagit punimet, po krijon pluhur gjatë punimeve, bizneset janë të bllokuara derisa edhe jeta e fëmijëve rrezikohet. Banorët paralajmërojnë protesta më radikale nëse kompania dhe komuna nuk i shpejton punimet.

Banorët e lagjes “Halim Orana” në qytet e kanë humbur durimin dhe kanë vendosur që përmes protestës dhe bllokimit të punimeve në rrugën e tyre të ndërprenë përkohësisht të gjitha punimet që po kryen kompania “Papenburgu”.

Përfaqësuesit e lagjes dhe të protestës Ramadan Ismajli, Gazmend Namoni dhe Fatlum Agaj thanë për rajonipres se janë detyruar që të ndërmarrin këtë hap sepse rruga e cila ka vetëm 420 metra ka mbi tre muaj që ka filluar dhe punimet po shkojnë shkel e shko.”Jeta na është bërë e padurueshme dhe me vështirësi. Këtu shkaktohet pluhur i tmerrshëm gjatë punimeve, të gjitha bizneset janë bllokuar, rruga u është vështirësuar fëmijëve dhe kalimtarëve” u shpreh Ramadan Ismajli.

Uji Dea

Sipas këtyre banorëve e vetmja pakënaqësi që ata kanë janë zhagitjet e punimeve. “Ne kërkojmë nga organet komunale, por edhe nga kompania që ta kryej sa më shpejt rrugën. Ne do ta bllokojmë rrugën nëse punimet nuk ecin me ritëm të shpejtuar” tha Ismajli.

Ndryshe delegacioni prej tre vetave Ramadan Ismajli, Gazmend Namoni dhe Fatlum Agaj thanë se kanë pasur një takim të “pakëndshëm” edhe me Qemajl Mustafën i cili sipas tyre u ka thënë që të ankohen tek Thaçi, sepse Komuna e Gjilanit nuk ka mjete financiare.

Protesta e banorëve të lagjes “Halim Orana” është vëzhguar edhe nga policia dhe ka kaluar e qetë./rajonipress/