Fundamenti

Zgjohet nga “gjumi” PDK-ja- takohet me strukturat e saja në teren

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Zenun Pajaziti ka thënë se qeverisjet e mëhershme para ardhjes së PDK-së, ishin vetëm sabotuese dhe ishin gjithnjë vetëm seleksionuese dhe keqpërdoruese. Qemajl Mustafa ka thënë se PDK në qeverisje ka realizuar projekte të mëdha aq sa asnjëra nga qeverisjet e kaluara nuk ka bërë as sa gjysma e asaj që është bërë nga PDK.

Seria e takimeve me strukturat e Degës së PDK-së në Gjilan, po vazhdon në të gjitha nëndegët e saja, në qytet dhe fshatra si në, Cërnicë, Livoç i Ulët, Kmetoc Kishnapole, Lladovë, Llashticë, Miresh e Llovcë, e nëndegë të tjera.

Në këto takime Kryetari i degës Zenun Pajaziti i shoqëruar edhe nga Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, Kryesuesi i Kuvendit Izmi Zeka dhe disa nga anëtaret e kryesisë së Degës, po bashkëbisedojnë me struktura të PDK-së, nga të cilat takime po shihet se nëndegët e PDK-së në tërë komunën janë shumë më mirë të organizuara dhe të gjitha strukturat bashkërisht po vazhdojnë angazhimin dhe punët e mëdha në të mirë të lokaliteteve.

Në këto takime Zenun Pajaziti ka thënë se cilido që do ta kishte marr udhëheqjen e degës së PDK-së në Gjilan do të kishte vazhduar angazhimin dhe punën e mirë që është bërë në ecjen e fuqishme të zhvillimit partiak e institucional, për faktin se të gjithë jemi së bashku, ndaj edhe rezultatet tona në vazhdim do të dëshmojmë se ne jemi unik dhe parti e përkushtuar për zhvillim të mëtutjeshëm dhe mirëqenie të qytetarit pa dallim.

“Së bashku me të gjithë udhëheqësit si kryetarin Mustafa, kryesuesin Zeka, deputetet, drejtorët e drejtorive, këshilltarët komunal e të tjerë, do të bashkëpunojmë duke u nisur nga baza e PDK-së atje në seksione e deri në nivel dege për të përpiluar ofertën e PDK-së, duke evidentuar nevojat e fshatrave e të lagieve në tërësi të komunës, me interesimin më të sinqertë e serioz për t’i dëgjuar kërkesat prioritare në fshat e qytet” ka thënë Pajaziti.

Pajaziti ka thënë se qeverisjet e mëhershme para ardhjes së PDK-së, ishin vetëm sabotuese dhe ishin gjithnjë vetëm seleksionuese dhe keqpërdoruese. “Shembulli më i mirë se ato ishin të tilla, është rasti me tërmetin në Gjilan me ç’rast u keqpërdorën mjete të shumta të destinuara për sanimin e dëmit të tërmetit. E për dallim nga ai shembull i keq, qytetarët e kujtojnë, po ashtu një fatkeqësi tjetër natyrore të breshëritë që solli dëme të konsiderueshme tek ekonomitë familjare, si shembullin e mirë se si menaxhohen rastet e tilla, duke u trajtuar nga institucionet e komunës dhe qeverisë në mënyrën më të mirë dhe më të përgjegjshme, pa asnjë vërejtje apo ankesë” ka përkujtuar Pajaziti.

Uji Dea

Institucionet e Kosovës, sot i kemi funksionale në çdo pjesë të vendit, me përkushtimin e institucionalistëve dhe miqve nga shtetet më të fuqishme ndërkombëtare, e cila mbështetje do të jetë edhe në agjendën tonë drejt Integrimeve Evropiane, ka potencuar Pajaziti, duke shtuar se ka edhe të tillë që na cilësojnë si shitës të vendit që nuk është e vërtet, asnjëherë. “Ata edhe thonë se janë patriot, por ne po u tregojmë atyre se me punën dhe angazhimin tonë shtetëror e komunal po u tregojmë se për çdo ditë po punojmë për shtetin e Kosovës, në të gjitha segmentet në kryerjen e detyrave për vendin”.

Në anën tjetër, Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, njëherit nënkryetar i degës ka thënë se “Rrjeti i PDK-së është i organizuar dhe ekzestencialisht i qëndrueshëm. Me përgjegjësi të plotë jemi munduar t’i trajtojmë rastet dhe nevojat e qytetarëve të komunës sipas prioriteteve dhe emergjencës” ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se PDK në qeverisje ka realizuar projekte të mëdha aq sa asnjëra nga qeverisjet e kaluara nuk ka bërë as sa gjysma e asaj që është bërë nga PDK.

“Ditët në vijim hapim mundësi të reja, ndonëse sfidë e madhe mbetet faza e zhvillimit ekonomikë, por që megjithatë gjatë qeverisjes sonë kemi krijuar vende të reja të punës në sektorë të ndryshëm, madje edhe më shumë seç kemi menduar. Jemi të vetëdijshëm që nuk ka asgjë ideale dhe nuk jemi më të përkryerit, por puna jonë në praktikën institucionale ka treguar që ne jemi larg më të mirë se të tjerët, ku kemi shënuar progres në të gjitha fushat e jetës” ka thënë ndër të tjera kryetari i komunës Qemajl Mustafa.
Ndërkaq nënkryetari i tjetër i degës, njëherësh kryesues i KK-së Izmi Zeka, ka thënë se asnjëherë nuk duhet harruar se atë që e ka bërë PDK në Gjilan për në këtë mandat, me aq shumë investime, nuk kanë mundur ta bëjnë për të gjitha ato vite të qeverisjes ata që ishin para nesh.

“PDK do të dalë fituese ashtu sikur që doli në vitin 2007, për arsyen se kemi dëshmuar se dimë, mundemi dhe duam të punojmë e investojmë gjithandej në Komunën e Gjilanit, në vendet rurale dhe urbane” ka thënë Zeka./rajonipress/

Mund të ju interesoj: