Zgjohet nga gjumi LDK-ja e Gjilanit, nga sot nuk do e falin Alban Hysenin

Gjilan – LDK nga sot i kthehet konferencave të shtypit duke prezantuar të gjitha të metat e Alban Hysenit.
LDK e Gjilanit më në fund po zgjohet nga gjumi dimëror. Në fakt vet Lutfi Haziri kishte paralajmëruar se nuk do merren me Alban Hysenin në 100 ditshin e parë.
Tanimë kur ka kaluar kjo fazë dhe është rritur ekstrem zhgënjimi i qytetarëve, LDK sot pritet të mbaj konferencë shtypi për të prezantuar ekipet profesionale, që do të monitorojnë të gjitha të metat e qeverisjes komunale.
Nën moton “404 not found, Qeverisja që keni kërkuar nuk është në dispozicion dhe 100 ditë bashkë s`qeverisim”, LDK sot pritet të merret me 100 ditshin e qeverisjes komunale./rajonipress/