UBT

Zgjohet nga gjumi komuna, pastrohet parku i qytetit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Parku i qytetit sot kishte një pamje krejt ndryshe. Është pastruar nga punëtorët e “Eco – Higjienës” dhe ecja nëpër pak tani është më e lehtë. Shkrimet e Rajonipress më në fund e kthjellën komunën që të ndërmarrë masa dhe të reagoj me kohë sa nuk është bërë vonë.

Shkrimet e Rajonipress e kanë kthjellur komunën që të reagojë me kohë dhe ta pastrojë parkun e qytetit i cili kundërmonte erë të rëndë për shkak të papastërtisë së madhe.

Eco Higjiena

Kundërmimi e bënte të pamundur kalimin e qytetarëve nëpër park edhe pse parku është i vetmi ambient ose hapësirë ku frekuentojnë qytetarët gjilanas.

Të martën parku i qytetit kishte pamje më ndryshe sepse dukej më i pastër dhe më i mbajtur. Osman Ibrahimi pensionist i është gëzuar reagimit të komunës. “Kështu mirëmbahet parku dhe vetëm kështu ky park i duhet qytetit dhe qytetarëve” tha Ibrahimi./rajonipress/