Fundamenti

“Zgjohet” BSPK-ja, kërkon rritje të pagës minimale

/ 2 minuta lexim

Afrimi i zgjedhjeve brenda Bashkimit të Sindikatave të Pavarura (BSPK) ka zgjuar nga “gjumi” krerët e kësaj Sindikate, të cilët të premten gjatë një konference për media, thanë se do të kërkojnë që të ndryshohet paga minimale për punëtorët në Kosovë. Ata kërkuan që kjo pagë të rritet dhe që të hiqet kategorizimi që është 130 euro për punëtorët deri në 35 vjeç dhe 170 eurosh mbi 35 vjeç.

Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së, ka thënë se kategorizimi i këtyre dy niveleve të pagës nuk ka dhënë rezultate të punësimit ashtu siç ishte menduar nga Qeveria në marrjen e këtij vendimi. Sipas tij, këto kërkesa do të bëhen në Këshillin Ekonomik Social.

Hidromorava

Arifi nuk ka treguar se sa do të jetë kërkesa për pagë minimale, por që, sipas tij, përqindja do të nxirret nga shporta e konsumatorit.

“Do të takohemi në Këshillin Ekonomik Social. Ju e dini se paga minimale në Kosovë ka qenë e kategorizuar, në të kaluarën, dhe tani është koha që fillon për negocimin e pagës minimale, për vitin e ardhshëm dhe ne si BSPK sot do të kërkojmë në Këshillin Ekonomiko Social që kategorizimi duhet përfundimisht të hiqet sepse nuk ka treguar rezultate përkundrazi, ka qenë diskriminim./zeri/