RCCOLA

Zgjidhni ushqimin që i pastron arteriet!

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Këto ushqime pastrojnë arteriet. Avokado. – Studime të shumta kanë treguar se avokado ka përfitime të mahnitshme shëndetësore. Një studim tregoi se konsumi ditor i avokados, për një periudhë prej një jave, ul kolesterolin e përgjithshëm për madje 17 për qind. Avokado e redukton nivelin e kolesterolit të keq (LDL) dhe e rrit nivelin e kolesterolit të mirë (HDL).

Drithërat integrale. – Fibrat e tretshme, të cilat i gjejmë në drithërat integrale si orizi ngjyrë kafe apo bollguri, e rregullojnë nivelin e kolesterolit total në gjak dhe e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Bollguri konsumohet kryesisht si mëngjes, por atë mund ta shijoni në çdo kohë të ditës dhe ta shtoni në pothuajse të gjitha ushqimet.

Vaji i ullirit. – Një studim zbuloi se personat mbi 65 vjeç të cilët konsumojnë vaj ulliri çdo ditë, kanë një rrezik pothuajse 41 për qind më të ulët nga sulmi në zemër. Megjithatë, edhe pse është i shëndetshëm, duhet ta konsumoni në sasi të moderuar për shkak se është burim i kalorive.

Arrat. – Arrat janë meze dhe paragjellë e përsosur. Të gjitha llojet e arrave janë të shëndetshme, por bajamet dhe arrat janë pak më të mira. Bajamet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E dhe fibrave, ndërsa arrat janë ndër burimet më të mira të acideve yndyrore Omega 3. Acidet yndyrore Omega 3 e zvogëlojnë nivelin e kolesterolit të keq në gjak, rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sulmit në zemër.

Peshku i yndyrshëm. – Peshku i yndyrshëm, si salmoni, toni apo sardelet, është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega 3. Ekspertët rekomandojnë vaj peshku dy herë në javë për ta zvogëluar rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Vaji i peshkut redukton inflamacionin kronik në trup, nivelet e triglicerideve dhe rrit nivelet e kolesterolit të mirë (HDL).

Mobi Casa

Brokoli. – Është i pasur me vitaminë K, e cila është e nevojshme për formimin e eshtrave dhe e pengon kalciumin t’i dëmtojë arteriet. Brokoli është gjithashtu një burim i shkëlqyer i fibrave, ndërsa studime të shumta kanë treguar se fibrat e rregullojnë presionin e gjakut dhe kolesterolin.

Shafrani. – Kjo erëz ka veti të fuqishme anti-inflamatore. Ajo përmban kurkuminën, e cila e redukton inflamacionin kronik në trup, shkaktarin kryesor të arteriosklerozës (ngurtësimin e arterieve). Studimet kanë treguar se kurkumina e zvogëlon grumbullimin e depozitave yndyrore në arterie për 26 për qind.

Kanella. – Vetëm një lugë e vogël me kanellë në ditë mund ta zvogëlojë akumulimin e yndyrës në enët e gjakut dhe kështu e redukton rrezikun e akumulimit të shtresave në arterie. Ajo gjithashtu ul nivelin e kolesterolit të keq për madje 26 për qind.

Çaji i gjelbër. – Është një burim i shkëlqyer i katehineve, komponimeve që ulin nivelin e kolesterolit në gjak. Çaji i gjelbër ndihmon në shëndetin e zemrës, duke e ulur rrezikun e obesitetit dhe diabetit të tipit 2. Gjithashtu mund ta zvogëlojë rrezikun nga llojet e ndryshme të kancerit.

Spinaqi. – Për shkak të niveleve të larta të kaliumit dhe acidit folik, spinaqi rregullon në mënyrë efektive nivelin e shtypjes së gjakut. Vetëm një racion i spinaqit në ditë mund ta zvogëlojë rrezikun nga sulmi në zemër për madje 11 për qind. Spinaqi, si dhe të gjitha llojet e tjera të perimeve me gjethe të gjelbra, duhet të bëhen pjesë e dietës tuaj të përditshme.