Eko Higjiena

Zgjidhje brenda ligjit për problemin e mësimdhënësve që mbeten pa vende pune

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit, ka diskutuar të martën, në një seancë të jashtëzakonshme, rreth problemit të mësimdhënësve që rrezikojnë të mbeten pa vende pune, shkaku i reformave në arsim dhe i ka rekomanduar kryetarit të Komunës si dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit që të bëjnë zgjidhje brenda mundësive ligjore.

Valenatina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se mbajtja e kësaj seance të jashtëzakonshme është kërkuar nga Sahit Abazi dhe grupi i këshilltarëve të PDK-së, ndërsa është përkrahur nga të gjitha subjektet tjera politike.

Sahit Abazi, shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së, i ka paraqitur rekomandimet e subjektit të tij, ku kërkohet që asnjë mësimdhënës të mos mbetet pa vend pune, ndërsa zgjidhja të bëhet duke shtuar numrin e paraleleve nëpër shkolla dhe duke ulur numrin e nxënësve nëpër paralele.

Arben Mehmeti, në emër të grupit të këshilltarëve të LDK-së, ka thënë se problemi është krijuar nga MASHT-i dhe jo nga Komunat. “Ne si komunë duhet të kemi kujdes që të mos bëjmë veprime jashtë ligjit, por të kërkojmë zgjidhje për rastin e këtyre mësimdhënësve brenda kompetencave tona”, ka thënë Mehmeti, derisa ka lavdëruar Kuvendin Komunal për gatishmërinë që ka treguar për t`u marrë me këtë problem në një seancë të veçantë dhe në kohë pushimesh.

Fehmi Sylejmani, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se shqetësimi i mësimdhënësve është i arsyeshëm, ndërkaq si alternativa për zgjidhjen e këtij problemi, ka propozuar që sivjet të mos ketë konkurs për punëtorë të rinj, por të sistemohen mësimdhënësit që humbin vendet e punës, themelimin e paraleleve me më pak nxënës, themelimin e drejtimeve të reja si dhe mundësi të tjera.

Fundamenti

Mevlyde Zejnullahu, në emër të grupit të këshilltarëve të AAK-së, tha se vetëm në shkollën e mesme “Marin Barleti” mbeten pa vende pune 23 mësimdhënës. Edhe ajo zgjidhjen e sheh te ulja e numrit të nxënësve nëpër paralele.

Këtij debati i kanë kontribuar po thuaj se të gjithë këshilltarët komunalë, duke shprehur shqetësimet e tyre dhe duke propozuar zgjidhje të këtij problemi.

Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, i ka mirëpritur të gjitha propozimet, por ka thënë se zgjidhja nuk mund të bëhet jashtë ligjit. “Zgjidhja mund të bëhet vetëm duke u bazuar në ligj”, ka thënë Musa, duke sqaruar se MASHT-i nuk ka dhënë asnjë udhëzim se si duhet zgjidhur çështjen e mësimdhënësve që mbeten pa vende pune, shkaku i shuarjes së klasave të 13-ta.

Musa ka garantuar se sivjet nuk do të ketë konkurs sikur viteve tjera, për shkak të nevojës për t`i sistemuar mësimdhënësit që mbeten pa vende pune.

Kuvendi ka diskutuar edhe për kërkesën e një grupi të mësimdhënësve të gjimnazit “Zenel Hajdini” që ka të bëjë me sistemin e brendshëm të kuadrit, meqë dihet se gjimnazi është ndarë në dy shkolla./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.