Zgjidhet problemi i lagjes “Malësia”, Sinani dhe Matoshi ofrojnë zgjidhje
Kamenicë – Ky projekt do të jetë kapital për Kamenicën, dhe për realizimin e tij do të kërkojmë fonde edhe në qeveri dhe organizata ndërkombëtare ka thënë Fatmir Matoshi.
Fatmir Matoshi gjatë inspektimit ka thënë se ky prrua është rruga e vetme nëpër të cilën kalojnë mbi dhjetë familje të Lagjes “Malësia”, dhe secili shi që bie krijon vështirësi të mëdha dhe e pamundëson qarkullimin e këtyre qytetarëve. 16 vjet pas luftës për këtë pjesë të lagjes nuk u bë asnjëherë zgjidhje.
“Sot ndërhymë në këtë vend për të krijuar kushtet elementare të lëvizjes së njerëzve. E falënderoj kryetarin Begzad Sinani për vullnetin për të ndihmuar këta qytetarë. Për ta zgjidhur këtë problem së bashku me Kryetarin Sinani u dakorduam që përgjatë këtij prroi të rregullohet një rrugë një kahëshe dhe shtrati i këtij prroi” ka thënë Matoshi.
Matoshi ka shtuar se ky projekt do të jetë kapital për Kamenicën, dhe për realizimin e tij do të kërkojmë fonde edhe në qeveri dhe organizata ndërkombëtare./rajonipress/

