GRANDEMALL

Zgjidhet “çështja shumëvjeçare” e barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar se çështja lidhur me mosnjohjen e barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare tashmë është zgjidhur, dhe se, nga data 22 maj e këtij viti, OEK është bërë zyrtarisht anëtare e GS1, organizatës ndërkombëtare për barkode me seli në Bruksel, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin e bërë nga OEK theksohet për sipërmarrësit se tani e tutje produktet dhe shërbimet e tyre do të identifikohen me barkode të njohura globalisht.

‘‘Kjo nënkupton që ofertat tuaja do të kenë një identitet të pranuar ndërkombëtarisht dhe, si rrjedhojë, një vlerë të shtuar në tregun global – falë anëtarësimit në GS1’’ thuhet ndër tjerash.

Postimi:

Të nderuara biznese të Kosovës,

ARKATANA

Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju informojmë se, që nga data 22 maj 2025, jemi bërë zyrtarisht anëtare e GS1, organizatës ndërkombëtare për barkode me seli në Bruksel.

Çështja shumëvjeçare lidhur me mosnjohjen e barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare tashmë është zgjidhur. Ky sukses i rëndësishëm është arritur falë përkushtimit të ekipit tonë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me stafin e GS1.

Të nderuar sipërmarrës, nga ky moment e tutje, produktet dhe shërbimet tuaja do të identifikohen me barkode të njohura globalisht. Kjo nënkupton që ofertat tuaja do të kenë një identitet të pranuar ndërkombëtarisht dhe, si rrjedhojë, një vlerë të shtuar në tregun global – falë anëtarësimit në GS1.

Së shpejti, ekipi ynë do t’ju ofrojë udhëzime të detajuara mbi hapat e nevojshëm që do t’i ndërmarrim së bashku për zbatimin e barkodeve të reja GS1 Kosovë.

Urime të gjithëve për këtë arritje të rëndësishme! /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.