ARKATANA

Zgjerohet aksioni për rregullimin e rrugës në Suharne, bëhen bashkë mërgimtarët

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Krahas punimeve që po bëhen në rrugën e Suharnës, paralelisht po merr jehonë të madhe edhe dhënia vullnetare e mjeteve për nevojat e kësaj rruge. Të martën për nevojat e kësaj rruge 2000 euro i ka dhënë Xhevat Tahiri nga fshati Suharnë me punë në Zvicër. Xhevati ka mbi 40 vite që punon atje, por malli për vendlindjen e ka frymëzuar që ta ndihmojë aksionin tashmë të nisur nga veprimtari dhe aktivisti i palodhshëm Sevdail Haziri.

Xhevat Tahiri nga Suharna e Bujanocit është vullnetari i radhës në ndihmë të rregullimit të rrugës 15 kilometërshe në vendlindjen e tij.

Xhevati edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore ka dhënë 2000 euro për nevojat e kësaj rruge.”Me vullnetin më të madh i bashkohem aksionit për rregullimin e rrugës. Unë jam larguar nga vendlindja gati rreth 40 vite, por malli për vendin kurrë nuk shteret. Nuk mund ta harrojë vendlindjen e as njerëzit tanë atje. Do ta përkrahim në maksimum aksionin e nisur nga Sevdail Haziri i cili po i jep gjallëri dhe jetë Malësisë së Bujanocit” u shpreh Tahiri.

Sevdail Haziri ndërkaq thotë se është i lumtur që aksioni po zgjerohet dhe po merr përmasa të mëdha solidariteti. “Me shumë kënaqësi po takohem me mërgimtar të cilët janë të interesuar të japin kontributin e tyre për rrugën e Suharnës. Unë e sigurojë mërgatën tonë se çdo donacion do të jetë transparentë dhe do të jemi të hapur për secilin. Fatmirësisht mua më besojnë bashkëvendësit e mi dhe kjo më jep edhe më shumë vullnet e motiv që ta bëjmë realitet rrugën tashmë të nisur. Rruga do të përfundojë ashtu siç dëshirojmë ne” tha Sevdail Haziri.

Uji Dea

Ndërkohë për rrugën e Suharnës interesim ka shprehur edhe deputeti Shaip Kamberi. Kamberi për rajonipress tha se ndonëse buxheti është pjesë e komunës ai do të mundohet që ta mbështes me këshilltarët e tij në Kuvend asfaltimin e kësaj rruge që është jetike për banorët e kësaj zone.

Rajonipress është në pritje të përgjigjes edhe të kryetrarit të Bujanocit zotit Nagip Arifi.

E rëndësishme është që aksioni është zgjeruar me vullnetin më të mirë edhe të mërgatës, por edhe banorëve vendës. “Jetojë çdo sekondë të jetës për të parë të gjallëruar e me plotë banor atë vend ku jam lindur e rritur. Vendlindja është vend i shenjtë për mua dhe për të gjithë ne që jetojmë në kurbet” tha Sevdail Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.